Yusuf Hatip
17 Tetor 2016•Përditësim: 17 Tetor 2016
ISLAMABAD (AA) - Si pasojë e përplasjes së dy autobusëve të pasagjerëve në provincën Penxhab të Pakistanit kanë humbur jetën së paku 30 persona, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga burimet e sigurisë, mësohet se autobusi i cili ishte duke udhëtuar në rrugën Karaçi-Lahor, në rajonin Hanpur të qytetit jugor Rahim Yar Han u përplas me autobusin i cili ishte duke shkuar nga Sadikabad në Faysalabad.