Bota

Qeveria britanike pranon "kontaktin e kufizuar me PYD/YPG"

"Britania si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në mënyrë të kufizuar për operacionet kundër DEASH-it ka ofruar mbështetje ajrore për Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) që kanë brenda saj edhe YPG-në"

Tayfun Salcı  | 20.04.2018 - Përdıtësım : 21.04.2018
Qeveria britanike pranon "kontaktin e kufizuar me PYD/YPG"

Londër

LONDËR (AA) - "Qeveria britanike ka kontakt të kufizuar me PYD/YPG dhe nuk ka asnjë kontakt me PKK-në", ka deklaruar Ministria e Jashtme Britanike në përgjigje të raportit të Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Britanisë, për lëvizjet kurde në Irak dhe Siri, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria ka dhënë një përgjigje me shkrim ndaj raportit me temë "Entuziazmi i kurdëve dhe interesat e Britanisë" i cili është publikuar nga Komisioni i Punëve të Jashtme i Dhomës së Ulët të Parlamentit të Britanisë.

"Në ndërveprimet tona me PYD/YPG-në ne shprehim shqetësimet tona për çdo lidhje të mundshme me PKK-në dhe i bëjmë thirrje që të largohen nga PKK dhe aktivitetet terroriste", thuhet në tekstin e përgjigjes së ministrisë.

Ministria e Jashtme e Britanisë duke vënë në dukje se PKK-ja me PYD/YPG-në janë objektiva ideologjike të ngjashme, ka vlerësuar se, "PYD/YPG formoi struktura politike sipas kësaj ideologjie në territoret nën kontrollin e saj. Ne kemi shqetësime në lidhje me menaxhimin e zonave nën kontrollin e PYD, sidomos për mungesën e tolerancës ndaj opozitës politike dhe mungesës së përfshirjes në strukturat drejtuese".

"Mbretëria e Bashkuar teksa bën thirrje për uljen e tensionit dhe mbrojtjen e civilëve. Ajo gjithashtu njeh edhe interesin legjitim të Turqisë për të mbrojtur kufijtë e saj", thuhet më tej në tekstin ku përmendet se Britania ndjek nga afër zhvillimet në Afrin dhe përgjithësisht në pjesën verilindore të Sirisë.

Gjithashtu theksohet se Britania si pjesë e koalicionit ndërkombëtar në mënyrë të kufizuar për operacionet kundër DEASH-it ka ofruar mbështetje ajrore për Forcat Demokratike të Sirisë (FDS) që kanë brenda saj edhe YPG-në, por si një strukturë nuk ka siguruar armë, burime apo pajisje as për FDS dhe as për YPG-në.

Më tej pasi ka bërë të ditur se "Britania nuk mbështet shpalljen e asnjë autonomie të njëanshme".

Ministria e Jashtme e Britanisë ka theksuar se, "Qeveria britanike është pro ribashkimit me Sirinë të territoreve nën kontrollin e FDS-së në kuadër të një zgjidhjeje politike kombëtare që do të arrihet me një proces nën udhëheqjen e OKB-së.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın