Zehra Ulucak
24 Gusht 2017•Përditësim: 24 Gusht 2017
ANKARA (AA) – Qeveria e Brazilit ka hapur një zonë të madhe të mbrojtjes natyrore në Amazona për aktivitetet minerare, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të BBC-së, presidenti i vendit, Michel Temer, ka publikuar një dekret i cili hap një zonë të mbrojtjes e cila njihet si "rezervat e bakrit dhe rezervat plotësuese kombëtare (Renca)."
Brazili do ta përdorë një zonë prej 46 mijë kilometrash mes provincave Amapa dhe Para e cila mendohet që është një rajon i pasur për miniera të arit dhe të minierave tjera, si zonë të minierës.
Qeveria njoftoi se 9 zona speciale të mbrojtura të cilat ndodhen në zonën në fjalë dhe tokat e vendasve këtu do të vazhdojnë të mbrohen në mënyrë legale.
Në një deklaratë nga Ministria e Minierave dhe të Energjisë thuhet se “Qëllimi i dekretit është që të tërheqë më shumë investime duke u bazuar në bazamentin e qëndrueshmërisë, si dhe rritjen e të ardhurave, prosperitetit dhe punësimin."
Bëhet e ditur se sipërfaqja e kësaj zone është më e madhe se sipërfaqja e Danimarkës dhe që 30 për qind e saj do të hapet për aktivitetete minerare.
Grupet e opozitës dhe ato mjedisore reaguan ndaj planit të qeverisë. Sipas lajmit të gazetës O Globo, senatori opozitar Randolfe Rodrigues ka reaguar ndaj vendimit duke u shprehur se “Ky është sulmi më i madh ndaj Amazonëve në 50 vitet e fundit”.