Şenhan Bolelli
29 Tetor 2017•Përditësim: 30 Tetor 2017
MADRID (AA) – Qeveria e Spanjës ka pezulluar shoferët privat dhe policinë që kujdeseshin për sigurinë e anëtarëve të qeverisë lokale në Katalonjë, e cila më herët shpalli pavarësinë e saj nga Spanja, transmeton Anadolu Agency (AA).
Televizioni shtetëror spanjollë TVE, raportoi të dielën se janë pezulluar shoferët dhe sigurimi i ministrave lokal në qeverinë e Katalonjës.
Megjithatë, pjesëtarët e sigurimit të presidentit të Katalonjës, Carles Puigdemont, të cilit i janë hequr të gjitha autorizimet, për arsye të sigurisë akoma vazhdojnë të kryejnë detyrën.
Përveç kësaj, për ministrat të cilët do të ndihen të rrezikuar përsëri do të caktohet një person që kujdeset për sigurinë e tyre.
Aktualisht po punohet për emërimin e shefave të ri të policisë në Katalonjë.
Të premten deputetët e Parlamentit të Katalonjës me votim të fshehtë, të cilin e bojkotoi opozita, shpallën pavarësinë nga Spanja. Jo shumë gjatë, Senati i Spanjës miratoi zbatimin e masave të propozuara nga Qeveria e drejtuar nga kryeministri Mariano Rajoy, nga neni 155 i kushtetues, që nënkupton ndërrimin e presidentit katalanas dhe qeverisë lokale.
Pas këtyre zhvillimeve, u vendos mbajtja e zgjedhjeve rajonale në Katalonjë, më 21 dhjetor. Spanja të shtunën, me shpalljen e vendimit në Gazetën Zyrtare, shpërndau Qeverinë rajonale të Katalonjës.