Bota

Qeveria në Gaza: Në 3 ditët e fundit ushtria izraelite bombardoi 8 spitale

18 spitale kanë mbetur jashtë shërbimit në Rripin e Gazës që nga fillimi i sulmeve izraelite më 7 tetor

Iyad Nabolsi, Hacer Başer  | 09.11.2023 - Përdıtësım : 09.11.2023
Qeveria në Gaza: Në 3 ditët e fundit ushtria izraelite bombardoi 8 spitale

Istanbul

Qeveria në Gaza deklaroi se ushtria izraelite ka bombarduar 8 spitale në 3 ditët e fundit ndërsa 18 spitale kanë qenë jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor, transmeton Anadolu.

Shefi i Zyrës për media të qeverisë në Gaza, Selame Maruf tha se forcat izraelite goditën oborrin e spitalit Shifa mbrëmë dhe hyrjen e spitalit Nasr.

Zyrtari palestinez deklaroi se ushtria izraelite ka bombarduar 8 spitale në 3 ditët e fundit ndërsa 18 spitale kanë mbetur jashtë shërbimit që nga fillimi i sulmeve më 7 tetor.

Ai thekson se bombardimi i spitaleve nga Izraeli dhe kthimi i tyre në objektiva ushtarake është një "krim lufte" sipas ligjit ndërkombëtar. Maruf tha se dhjetëra njerëz u vranë dhe u plagosën si rezultat i sulmeve ndaj këtyre objekteve që duhet të mbrohen.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın