Bota

Qindra anëtarë të bandave u deportuan nga SHBA-ja në El Salvador

Gjithsej 261 anëtarë të bandave u sollën në vend si pjesë e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA)

Sinan Doğan  | 17.03.2025 - Përdıtësım : 17.03.2025
Qindra anëtarë të bandave u deportuan nga SHBA-ja në El Salvador

Bogota

Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, njoftoi se 261 anëtarë të bandave u sollën në vend si pjesë e marrëveshjeve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), transmeton Anadolu.

Në deklaratën e tij në X, Bukele tha se 238 anëtarë të bandës Tren de Aragua dhe 23 anëtarë të bandës MS-13 arritën në kryeqytetin San Salvador. Bukele tha se anëtarët e bandave do të transferohen në mega burgun CECOP.

"Me kalimin e kohës, këto veprime, të kombinuara me produktet e prodhuara nga më shumë se 40.000 të burgosur që punojnë në kuadër të programit 'Zero Free Time', do të kontribuojnë në vetëqëndrueshmërinë e sistemit tonë të burgjeve", theksoi ai.

Ai informoi se në mesin e të deportuarve nga SHBA-të, gjenden edhe dy liderë të bandave. "Njëri prej tyre është nga drejtuesit e lartë të organizatës kriminale. Kjo do të na ndihmojë të përfundojmë mbledhjen tonë të inteligjencës dhe të gjurmojmë mbetjet e fundit të MS-13. Puna jonë do të vazhdojë për të zbuluar të gjithë rrjetin, duke përfshirë anëtarët e vjetër dhe të rinj, paratë, armët, drogën, vendet e fshehta, bashkëpunëtorët dhe sponsorët", tha Bukele.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın