Abdulbesar Ademi
21 Gusht 2025•Përditësim: 21 Gusht 2025
Disa qytetarë arabë organizuan një demonstratë pro-Palestinës jashtë kompleksit komunal në Nazareth, raporton Anadolu.
Izraeli ka vrarë të paktën 62.100 palestinezë në Gaza që nga tetori i vitit 2023 dhe fushata ushtarake ka shkatërruar enklavën, e cila po përballet me uri.
Nëntorin e vitit të kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhërarreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një padi gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën në enklavën palestineze.