Mücahit Aydemir
20 Maj 2020•Përditësim: 20 Maj 2020
Qyteti Al-Asabiyah në jug të kryeqytetit të Libisë, Tripoili, me largimin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit vendosi t'i bashkohet qeverisë që Libisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë nga llogaria e medias sociale të Këshillit shoqëror të fiseve të Al-Asabiyah, thuhet se fiset si rezultat i konsultimeve mes tyre kanë vendosur që t'i bashkohen qeverisë legjitime të Libisë e cila njihet nga komuniteti ndërkombëtar.
Rajoni Al-Asabiyah që ndodhet 45 kilometra në jug të Tripolit është një qytet i rëndësishëm pasi ndodhet mbi destinacionin strategjik Tarhunah.
Në një deklaratë me shkrim mbrëmë, ushtria e Libisë u bëri thirrje për dorëzim micilëve që ndodhen në jug të Tripolit dhe në qytetin Tarhunah që janë të lidhur me Khalifa Haftarin, liderin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.