Bota

Raportuesja e OKB-së për Palestinën për sulmet e Izraelit në Gaza: Mos e quani luftë, ky është gjenocid

"Mos e quani këtë luftë. Ky është gjenocid. Arsyet janë të parëndësishme. Synimi për të shkatërruar është i qartë. Bashkëfajësia e shteteve të tjera është gjithashtu e qartë", tha Albanese

Bekir Aydoğan  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Raportuesja e OKB-së për Palestinën për sulmet e Izraelit në Gaza: Mos e quani luftë, ky është gjenocid

Istanbul

Raportuesja speciale e OKB-së për Palestinën, Francesca Albanese tha se termi "gjenocid" duhet të përdoret për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, që shkaktoi fatkeqësi humanitare duke i detyruar njerëzit të vuajnë nga uria dhe të dehidrojnë, dhe jo "luftë", transmeton Anadolu.

Albanese postoi në llogarinë e saj në X duke cituar deklaratën e OKB-së se Izraeli lejoi vetëm 30 kamionë me ndihma të hynin në Gaza në ditë muajin e kaluar.

Ajo tha se Izraeli ka shumë mënyra për të shkatërruar palestinezët në Gaza. Albanese thekson se krijimi i kushteve të paqëndrueshme dhe çnjerëzore të jetesës është mënyra më komplekse dhe mizore.

"Mos e quani këtë luftë. Ky është gjenocid. Arsyet janë të parëndësishme. Synimi për të shkatërruar është i qartë. Bashkëfajësia e shteteve të tjera është gjithashtu e qartë", deklaroi Albanese.

Komisioneri i Përgjithshëm i Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA), Philippe Lazzarini dje tha se Izraeli lejoi vetëm 30 kamionë me ndihma në ditë muajin e kaluar, pavarësisht nevojës për të dërguar të paktën 500 kamionë në ditë për ndihma humanitare në Gaza.

Ai theksoi se bllokimi i ndihmës nga Izraeli nuk mund të plotësonte nevojat e më shumë se 2 milionë njerëzve në Gaza, shumica e të cilëve ishin të uritur, të sëmurë dhe në kushte të rënda.

Në deklaratën e djeshme nga Zyra për media e qeverisë në Gaza thuhet se ushtria izraelite përdori urinë si armë dhe dehidrimin kundër civilëve dhe se Izraeli pengoi 3.800 kamionë me ndihma dhe materiale të hynin në veri të Rripit të Gazës.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın