Alaattin Doğru
15 Nëntor 2018•Përditësim: 15 Nëntor 2018
DAKAR (AA) - Së paku 177 persona kanë vdekur si pasojë e virusit vdekjeprurës Ebola në Republikën Demokratike të Kongos, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga korriku kanë ndërruar jetë 177 persona, ndërsa janë kuruar më shumë se 100 persona të infektuar.
Epidemia e nëntë në Kongo u shpall në maj në krahinën verilindore Equateur. Gjatë epidemisë, sëmundja vdekjeprurëse u shpërnda për herë të parë në qytetin kongolez të Mbandakës, që ka 1.2 milion banorë.
Ekspertët pohojnë se përgjigja e shpejtë ndërkombëtare dhe vaksinimi i banorëve kanë qenë faktorët kyç për shuarjen e përhapjes së sëmundjes. Në këtë rajon nga muaji gusht janë vaksinuar 30.072 persona.
Ebola në Kongo për herë të parë është paraqitur në vitin 1976. Në epideminë e cila nga viti 2014 deri në vitin 2017 u regjistrua në Guine, Liberi dhe Sierra Leone janë infektuar rreth 30.000 persona, ndërsa kanë ndërruar jetë më shumë se 11.000.