Ekip
04 Shtator 2020•Përditësim: 05 Shtator 2020
Në Republikën Demokratike të Kongos tre persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një minierë, duke lënë po ashtu një të plagosur dhe një të zhdukur, njoftuan sot mediat lokale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Incidenti në territorin Kasongo ndodhi të enjten në Mukulungu, 11 kilometra nga Bikenge, një qytet i madh minierash në provincën Maniema.
"Arritëm me urgjencë dhe gjetëm tre trupa të vdekur dhe një person té plagosur që është ende në spital", tha Klod Malisawa, një zyrtar administrativ lokal, për faqen e lajmeve lokale Actualite.cd.
"I plagosuri në spital theksoi se kanë qenë pesë prej tyre në minierë...supozohet se ka edhe një trup nën rrënoja. Familjet e viktimave tashmë kanë marrë trupat”, shtoi ai.
Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në Maniema.
Javën e kaluar, nëntë persona humbën jetën gjatë rrëshqitjes së dheut që ndodhi në një fshat të vendosur në të njëjtin territor të Kasongo-s.