İbrahim Erikan,Halit Demir
17 Dhjetor 2016•Përditësim: 18 Dhjetor 2016
HALEP (AA) - İBRAHİM ERİKAN/HALİT DEMİR
Bombardimet ndaj shkollave në disa zona të Halepit të ndërmarra një vit më parë nga ushtria e regjimit të Sirisë dhe grupet terroriste të huaja që mbështesin regjimin kanë lënë pa shkolla fëmijët e këtij qyteti, raporton Anadolu Agency (AA).
Në Siri ku civilët janë vendosur në objektiv dhe ku është përjetuar një dramë e madhe njerëzore, ushtria e regjimit dhe grupet terroriste kanë qëlluar edhe ndërtesat publike.
Regjimi dhe grupet terroriste që e mbështetin, vitin e kaluar qëlluan një shkollë në rajonin Hanel Asel në perëndim të Halepit ku si pasojë doli jashtë përdorimit shkolla ku arsimoheshin 400 nxënës.
Forcat e regjimit që kanë qenë shkaktarë për vdekjen dhe plagosjen e shumë nxënësve në shkollë kanë lënë pa arsim qindra fëmijë të Halepit.
Siriani Ahmet Hasen El Ahmet (32) banues në këtë zonë, në një deklaratë për AA tha se shkolla në lagjen e tyre u bombardua vitin e kaluar nga avionët e qeverisë së Asadit dhe të Rusisë e Iranit.
Pasi ka vënë në dukje se pas sulmeve shkolla ka qenë jo funksionale për të ofruar arsim, El Ahmet tha më tej: "Situata është e njëjtë edhe në këtë shkollë ku humbën jetën dhjetëra fëmijë. Kjo zonë tashmë është bërë e pajetueshme për njerëzit. Familjet ose kanë migruar në rajone të tjera ose kamë ikur jashtë vendit. Qeveria nuk dëshiron që të gjithë të arsimohen. Ne kemi bërë çfarë është e mundur që fëmijët tanë të arsimohen. Por qeveria nuk e dëshiron këtë dhe ka bombarduar të gjitha shkollat dhe medresetë tona. Në këtë shkollë që vëreni janë shkatërruar ëndrrat e shumë fëmijëve dhe janë lënë pa arsim."
"Bankat bosh, tabelat e shkatërruara..."
Ndërsa Ibrahim Miço i cili ka humbur vajzën e xhaxhait në sulmin e ndërmarrë në këtë shkollë ka theksuar se forcat e regjimit kanë sulmuar me bomba fuçi dhe se shumë nxënës që arsimoheshin në këtë shkollë kanë humbur jetën.
Në lidhje me sulmet Miço është shprehur "Në mesin e atyre që humbën jetën ndodhej edhe vajza xhaxhait. Shtëpia ime u dëmtua shumë për arsyen se ndodhet pranë shkollës. Të qëllosh vatrat e arsimit do të thotë të errësosh të ardhmen e fëmijëve. Tashmë këtu nuk ka mbetur asgjë tjetër përveç bankave bosh dhe tabelave të shkatërruara. Kishim dëshirën që fëmijët tanë të mësonin dhe të plotësonin arsimimin e tyre, por Rusia, Irani dhe Asadi e penguan këtë."