Levent Tok,Halit Süleyman
28 Shkurt 2017•Përditësim: 28 Shkurt 2017
AL BAB (AA) – Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad kanë avancuar në jug të Al-Bab-it dhe vendosën njëfarë tampon zone me të cilën tani pamundësojnë forcat e opozitës, të cilët me mbështetje të forcave turke çliruan këtë qytet, që të nisen më tej në çlirimin e territoreve të cilat kontrollohen nga DEASH-i, raporton Anadolu Agency (AA).

Reporteri i AA-së nga Al-Bab-i raporton se forcat e regjimit sirian dhe grupet e tij besnike të huaja terroriste gjatë javës së fundit kanë marrë 22 vendbanime në jug të Al-Bab-it, duke përfshirë edhe vendin Tadif që ndodhet në vet hyrjen jugore të Al-Bab-it.
Forcat e regjimit këtë territor e morën me përleshje sporadike meqë terroristët e DEASH-it nga ky territor u tërhoqën pothuajse pa rezistencë.
Forcat e Assadit në këtë mënyrë erdhën deri te qyteti Munbixh të cilin e kontrollon grupi terrorist PYD, dega siriane e grupit terrorist PKK.
Në këtë mënyrë forcat siriane të regjimit mbyllën rrugën drejt Rakkas, qytet të cilin e kontrollojnë terroristët e DEASH-it, e që duhet të jetë objektivi i radhës i ofensivës “Mburoja e Eufratit” të cilën me mbështetje të forcave turke e kryesojnë Ushtria e Lirë Siriane.
Situata e posakrijuar do të mund të shprehet edhe në operacionet e ardhshme kundër DEASH-it në këtë rajon sirian.
Turqia ka propozuar operacion të përbashkët të forcave të koalicionit në Rakka, pa pjesëmarrjen e grupeve terroriste PKK/PYD. Megjithatë, bashkimi i forcave të regjimit të Assadit me Munbixhin në të cilin ka kontroll PKK/PYD mund të sjellë deri te bashkëpunimi i tyre intensiv.