İlker Girit
03 Mars 2017•Përditësim: 03 Mars 2017
HOMS (AA) – Regjimi sirian të enjten vonë njoftoi se forcat e saj e kanë marrë kontrollin e qytetit Palmira nga DEASH-i, me ndihmën e forcave ajrore ruse dhe grupet iraniane në terren, raporton Anadolu Agency (AA).
Khalid Al-Hums, zyrtari në Qendrën Mediale të Palmiras, për AA tha se forcat e regjimit plotësisht kanë marrë Palmiran. DEASH në dhjetor të vitit të kaluar mori qytetin sirian Palmira nga forcat siriane, të cilat më parë nga marsi kishin kontrolluar qytetin.
Kur për herë të parë DEASH-i hyri në Palmira në maj 2015, shkatërroi tempullin dy mijë vjeçar Bel dhe zbulime të tjera të pariparueshme arkeologjike.
Rusia është financuesi kryesor i regjimit të Bashar al-Assadit, së bashku me Iranin dhe Hezbollahun libanez.
Rusia udhëheq një fushatë të gjerë ajrore në Siri dhe ka shpërndarë forcat e saj speciale në tokë në luftën kundër "terroristëve", term të cilin Moska dhe Damasku e përdorin për të gjithë pjesëtarët e forcave të armatosura rebele.