Bota

Regjistrimi i popullsisë, Bosnjë e Hercegovina ka mbi 3.5 milionë banorë

Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se në BeH jetojnë 3.531.159 banorë. Sarajeva është qyteti më i madh me 275.524 banorë

Amina Zorniç, Vesna Besiç  | 30.06.2016 - Përdıtësım : 01.07.2016
Regjistrimi i popullsisë, Bosnjë e Hercegovina ka mbi 3.5 milionë banorë ( Samir Yordamoviç - Anadolu Agency )

Sarajevë

SARAJEVË (AA) - Rezultatet përfundimtare të regjistrimit të popullsisë tregojnë se në Bosnjë e Hercegovinë (BeH) jetojnë 3.531.159 banorë, prej të cilëve në Federatën e BeH-së jetojnë 2.219.220 banorë, në Republikën Srpska 1.228.423 banorë, ndërsa në Distriktin Bërçko jetojnë 83.516 banorë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në BeH jetojnë 50.11 përqind boshnjakë, 30.78 përqind serbë dhe 15.43 përqind kroatë. Ndërsa numri i banorëve nëpër qyteti është si vijon, Sarajeva me 275.524 banorë, pason Banja Lluka me 185.042 banorë, pastaj Tuzla me 110.979 banorë, Zenica me 110.663 banorë, Bijelina me 107.715 banorë dhe Mostari me 105.977 banorë.

Sarajeva është qyteti më i populluar, kurse Banja Luka është komuna më madhe, thuhet në publikmin e sotëm të rezultateve të regjistrimit të popullsisë në BeH nga viti 2013.

Sipas rezultateve përfundimtare në FBeH-së jetojnë 70.04 përqind boshnjakë, 22.4 përqind kroatë dhe 3.60 përqind serb, kurse në Republikën Srpska jetojnë 81.51 serbë, 13.99 përqind boshnjakë dhe 2.40 përqind kroatë. Në Distriktin Bërçko jetojnë 42.36 përqind boshnjakë, 34.58 përqind serbë dhe 20.66 përqind kroatë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın