Bota

Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë iu nënshtrua presioneve dhe kërcënimeve dhe çoi në dorëheqjen e saj

Rektorja Magill u bë objektiv i sulmeve pasi Universiteti i Pensilvanisë u bë i njohur me mbështetjen për Palestinën

Ekip  | 11.12.2023 - Përdıtësım : 11.12.2023
Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë iu nënshtrua presioneve dhe kërcënimeve dhe çoi në dorëheqjen e saj

Ankara

Rektorja e Universitetit të Pensilvanisë, Liz Magill u bë shënjestër e kritikave për mbrojtjen e lirisë së shprehjes në deklaratat e saj në lidhje me akuzat për antisemitizëm në kampus në Komisionin e Arsimit dhe Fuqisë Punëtore të Kongresit të SHBA-së, raporton Anadolu.

Studentët e universitetit reaguan ndaj Izraelit për javë të tëra dhe kërkuan ndalimin e masakrës ndaj civilëve. Dalja në plan të parë e universitetit me ngjarjet paqësore të organizuara e bëri rektoren Magill objektiv të sulmeve dhe kritikave.

Në përfundim të procesit, i cili vazhdoi me thirrjen e rektorit në Kongresin amerikan dhe kërcënimin për tërheqje të donacioneve, dorëheqja e saj zuri vend në axhendën botërore.

- Rektorja në shënjestër të rrjeteve sociale

Si pjesë e sesionit të titulluar "Mbajtja e presidentëve të kampusit përgjegjës dhe lufta kundër antisemitizmit" të mbajtur në Komitetin e Arsimit dhe Fuqisë Punëtore të Kongresit të SHBA më 5 dhjetor, u thirrën rektorja Magill, rektorja e Harvardit, Claudine Gay dhe Rektorja e Institutit të Teknologjisë së Massachusetts (MIT), Sally Kornbluth ku iu përgjigjën pyetjeve në lidhje me qasjen e tyre ndaj incidenteve antisemitiste në kampusin universitar.

Gay, Magill dhe Kornbluth, të cilët filluan punën e rektorit vitin e kaluar, deklaruan se do të luftojnë kundër rritjes së të gjitha formave të urrejtjes dhe Islamofobisë.

Të tre rektorët kaluan orë të tëra duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me masat disiplinore ndaj studentëve për çështje që lidhen me antisemitizmin, se si universitetet përfaqësojnë pikëpamje të ndryshme dhe sigurinë në kampus.

Duke shpjeguar se po punojnë për zbatimin e një plani të shpallur muajin e kaluar për të luftuar antisemitizmin, Magill deklaroi se do të fokusohen në sigurinë, ndërveprimin dhe edukimin.

Kongresisti republikan, Bob Good e pyeti Magillin nëse kishte protestë në kampus në mbështetje të "masakrës së muslimanëve, shkatërrimit të arabëve ose shkatërrimit të një shteti me shumicë muslimane".

Magill deklaroi se me sa di ajo, nuk ka një gjë të tillë dhe tha: "Jam e neveritur nga të gjitha aktivitetet e urrejtjes".

Duke shpjeguar se ka shumë fjalime në kampus çdo vit në kuadër të qasjes së tyre ndaj akademikut dhe lirisë së shprehjes, Magill tha se ata kanë ide të kundërta për shumicën prej tyre, por nuk mund t'i bllokojnë apo censurojnë ato.

E pyetur nga kongresistja republikane, Elise Stefanik nëse "thirrja për holokaustin" shkel rregullat e universitetit, Magill u përgjigj: "Nëse fjalimi kthehet në sjellje, mund të jetë ngacmim, po".

Në përgjigje, "Pra, përgjigja juaj është po". Përdorimi i frazës "Në varësi të kontekstit" nga Magill në vend që të përgjigjet drejtpërdrejt "Po" çoi në shënjestrimin e saj në mediat sociale.

- Magill theksoi të drejtat në Kushtetutën e SHBA-së

Magill gjithashtu publikoi në faqen zyrtare të universitetit deklaratën e saj me shkrim, të cilën e lexoi përpara seancës pyetje-përgjigje për shkak të kufizimeve kohore.

Magill, e cila u 'bombardua' me pyetje nga anëtarët e Kongresit në një periudhë të kufizuar kohore gjatë seancës, nënvizoi se qasja ndaj protestave në universitet përcaktohet nga Kushtetuta e SHBA dhe tha: "Ne e njohim të drejtën për protestë paqësore dhe tubime dhe ofrojmë mbrojtje të gjerë për lirinë e shprehjes, përfshirë shprehjet fyese. Ne gjithashtu kemi zero tolerancë për dhunën apo retorikën që nxit dhunën".

Duke kujtuar se universiteti dënoi sulmet e Hamasit më 7 tetor, Magill tha: "Humbja e jetës dhe vuajtja në Izrael dhe Gaza gjatë luftës në vazhdim është zemërthyese. Kjo dhimbje ekziston edhe në kampusin tonë. Unë e di këtë nga takimet çdo ditë me studentët, pedagogët dhe stafin, si dhe prindërit tanë dhe të diplomuarit".

Magill theksoi se protesta të mbajtura në gjeografi të ndryshme të botës u mbajtën edhe në kampuset universitare dhe tha se "protesta dhe gjithçka që ajo sjell me vete ka qenë karakteristikë e jetës universitare për një kohë të gjatë".

- Rritja e ndjenjës Islamofobike në kampus

Duke theksuar rritjen e ndjenjave anti-muslimane (islamofobisë) në deklaratën e saj, Magill tha, "E di që ky sesion është i fokusuar te antisemitizmi, por si universitet dhe shoqëri, aktualisht po përballemi me një çështje tjetër të rëndësishme. Ne po shohim rritje të ngacmimeve, frikësimeve, përndjekjeve dhe kërcënimeve ndaj studentëve, pedagogëve dhe stafit për shkak të identitetit të tyre musliman, palestinez apo arab, apo të perceptuar si të tillë”.

Ajo deklaroi se disa nga personat në fjalë humbën familjarët e tyre në sulmet e Izraelit në Gaza dhe ishin të shqetësuar për sigurinë e të afërmve të tyre në rajon dhe se "Shumë prej tyre kanë frikë edhe për sigurinë e tyre. Të shtënat e tmerrshme të 3 studentëve palestinezë në Vermont e thelloi më tepër frikën”.

Duke deklaruar se masat e sigurisë janë rritur për individët dhe vendet e adhurimit në kampus, Magill theksoi se janë ndërmarrë hapa për të luftuar "të gjitha llojet e urrejtjes", veçanërisht antisemitizmin dhe islamofobinë.

- Shantazhi financiar që detyron dorëheqjen

Reagimet kundër Magill-it nuk u kufizuan vetëm në mediat sociale dhe presioni shkoi deri aty ku donatorët e universitetit kërcënuan se do të "tërhiqnin donacionet e tyre".

Ross Stevens, themeluesi dhe shefi ekzekutiv i Stone Ridge Holdings Group, një nga donatorët e universitetit, kritikoi menaxhmentin në një letër që ai i dërgoi universitetit, kërcënoi se do të tërhiqte 100 milionë dollarë aksione të Stone Ridge të mbajtura nga universiteti nëse nuk shkarkohet Magill.

Për më tepër, në letër pretendohet se përgjigjet e Magill-it ndaj pyetjeve të kompanisë Stone Ridge në lidhje me antisemitizmin në Komisionin ishin të mjaftueshme për të anuluar donacionin.

Gjithashtu pretendohet se administrata e universitetit toleronte "gjuhën e urrejtjes që bën thirrje për dhunë kundër hebrenjve".

Pas presioneve dhe kritikave ndaj tij, sot u bë e ditur se Magill dha dorëheqjen nga posti i rektores.

Magill, e cila mori detyrën si rektorja e 9-të e universitetit më 1 korrik 2022, pasi mori diplomën e saj bachelor në histori nga Universiteti Yale në 1988, diplomoi në Shkollën Juridike të Universitetit të Virginias, me titullin "doktor" të ligjit" në vitin 1995.

Magill, i cili shërbeu si zëvendëskancelar në Universitetin e Virgiinias dhe dekan i Shkollës Juridike të Universitetit Stanford, ka kryer shumë studime të suksesshme në akademi.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın