Emre Karaca
06 shtator 2019•Përditësim: 09 shtator 2019
Reperja me famë botërore nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Nicki Minaj, njoftoi se ka vendosur t'i japë fund karrierës për arsye se dëshiron të krijojë familje, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas BBC, 36-vjeçarja Minaj tërheqjen nga muzika e bëri të ditur përmes një deklarate në rrjetet sociale, duke shtuar se dëshiron të krijojë familje me partnerin.
Albumi i parë i Minaj, "Pink Friday", doli në shitje në vitin 2010, ndërsa ajo njihet edhe me këngët si "Super Bass", "Anaconda" dhe "Starships".
Minaj njihet si një ndër reperet më të njohura në botë, ndërsa është artistja që ka hyrë më së shumti në listën e njohur të muzikës Billboard Hot 100.
Përveç karrierës në muzikë, ajo ishte pjesë edhe e disa filmave të Hollywood-it.