Gökhan Kavak
19 Korrik 2023•Përditësim: 20 Korrik 2023
Presidenca e Republikës së Afrikës së Jugut njoftoi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, nuk do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të BRICS-it, transmeton Anadolu.
Në njoftimin e Presidencës u theksua se Putinin në Samit do ta përfaqësojë kryediplomati rus Sergey Lavrov.
Republika e Afrikës së Jugut muajin e ardhshëm do të presë Samitin e Liderëve të BRICS-it, ndërsa si një ndër shtetet palë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, është i detyruar të arrestojë liderin rus Putin nëse merr pjesë në samit.
Presidenti i vendit jugoafrikan Cyril Ramaphosa kishte njoftuar se arrestimi i presidentit rus i cili pritej të vizitojë vendin e tij, mund të konsiderohet si shkak lufte.
BRICS përbëhet nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut, ndërsa synon bashkëpunim politik, ekonomik dhe kulturor ndërmjet anëtarëve.
Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) i vendeve të BRICS-it përbën më shumë se 30 për qind të produktit global.
Në Samitin e liderëve të BRICS-it, ku ndër temat do të jetë edhe zgjerimi, do të mbahet në qytetin Johannesburg të Afrikës së Jugut midis 22 dhe 24 gusht.