Bota

Republikanët marrin kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët

Aktualisht, republikanët kanë siguruar 51 vende në Senatin Amerikan duke rimarë kontrollin e dhomës për herë të parë në katër vjet

Servet Günerigök  | 06.11.2024 - Përdıtësım : 06.11.2024
Republikanët marrin kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët Foto: AA/Arkiv

Washington DC

Republikanët kanë marrë kontrollin e Senatit të SHBA-së nga demokratët në zgjedhjet e Kongresit të mbajtura të martën, transmeton Anadolu.

Fitorja erdhi pasi senatori Deb Fischer siguroi rizgjedhjen në Nebraska.

Aktualisht, sipas raporteve nga ‘Associated Press’, republikanët kanë siguruar 51 vende në Senatin Amerikan duke rimarë kontrollin e dhomës për herë të parë në katër vjet.

Demokratët deri tani kanë siguruar 42 vende, por në shumë shtete rezultatet nuk janë shpallur ende.

Në Senatin Amerikan, 34 vende ishin në dispozicion për zgjedhje. Senatorët zgjidhen për një mandat 6-vjeçar, ndërsa një e treta e tyre zgjidhet çdo dy vjet.

Në dhomën me 100 vende, për shkak të rregullave procedurale, partive shpesh u nevojiten 60 vota dhe jo vetëm 50 për të miratuar legjislacionin.

Gjatë garës së të martës, të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve ishin në zgjedhje dhe ashtu si në Senat, shumica e parashikimeve e shohin dhomën pothuajse të ndarë në mënyrë të barabartë. Një duzinë zgjedhjesh konkurruese do të përcaktojnë nëse republikanët apo demokratët do të kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve.

Sa i përket zgjedhjeve presidenciale, kandidati republikan dhe ish-presidenti Donald Trump ka siguruar deri më tani 230 vota elektorale, ndërsa kundër-kandidatja e tij demokrate dhe zv/presidentja Kamala Harris ka fituar 210.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.