Ali H. M.Abo Rezeg
16 prill 2017•Përditësim: 16 prill 2017
TRIPOLI (AA) - Forcat besnike të qeverisë së Unitetit, e cila gëzon përkrahjen e Kombeve të Bashkuara, dhe komandanti ushtarak i forcave të stacionuara në Libinë Lindore, Khalifa Haftar, kanë arritur një marrëveshje për armëpushim tre ditor i cili vlen për jugun e vendit, raporton Anadolu Agency (AA).
Njëri nga ndërmjetësuesit e marrëveshjes, Hisham Abushkiwat, tha se armëpushimi është rezultat i takimit të mbajtur që ka pasur për qëllim ndalimin e luftimeve të dy grupeve rivale.
"Takimet ishin pozitive dhe rezultuan me një sërë pajtimesh, nga të cilët më i rëndësishmi është marrëveshja për një armëpushim të menjëhershëm treditor”, tha ai, në një prononcim për televizionin Al-Ahrar të Libisë.
Dhuna e fundit shpërtheu si pasojë e sulmit të forcave besnike të Haftarit, që morën kontrollin e bazës ajrore Timnahent.
Të shtunën, kryeministri i qeverisë së Unitetit, Fayez Al-Sarraj i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të intervenojë dhe të ndalojë përshkallëzimin e situatës në Jug.