Ahmed al-Masri,Hamdi Yıldız
21 shkurt 2018•Përditësim: 21 shkurt 2018
DOHA (AA) - Një memorandum mirëkuptimi është nënshkruar mes Katarit dhe Çadit për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike të ndërprera gjatë krizës së Gjirit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve nga burime diplomatike mësohet se memorandumi i mirëkuptimit me qëllim për të rivendosur marrëdhëniet diplomatike është nënshkruar nga ministri i Jashtëm i Katarit, Mohammad bin Abdurrahman Al Thani dhe Ministri i Jashtëm i Çadit, Mohammad Zejn Sharif, të cilët u takuan në Ministrinë e Jashtme në Doha.
Sipas marrëveshjes, marrëdhëniet diplomatike do të rivendosen, si dhe ambasadorët e të dy vendeve do të kthehen në postet e tyre.
Qeveritë e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (BAE), Bahreinit dhe Egjiptit më 5 qershor 2017 ndërprenë marrëdhëniet diplomatike me Katarin dhe vendosën bllokada ekonomike ndaj tij, gjë kjo e cila shkaktoi një krizë në rajonin e Gjirit.
Çadi i cili kishte akuzuar Katarin për tronditjen e stabilitetit të vendit nëpërmjet territorit të Libisë, më 23 gusht duke mbyllur ambasadën e këtij vendi u dha 10 ditë afat diplomatëve të Katarit që të largoheshin nga vendi.