Ahmet Dursun,Barış Seçkin,Haydar Şahin
23 Maj 2025•Përditësim: 23 Maj 2025
Në kryeqytetin e Italisë, Romë, filloi raundi i pestë i bisedimeve për programin bërthamor midis Iranit dhe SHBA-së, i pari prej të cilëve u mbajt në Oman, raporton Anadolu.
Palët që zgjodhën Romën për raundin e pestë të negociatave u takuan në rezidencën e Ambasadës së Omanit në Romë, të pritur nga ministri i Jashtëm i Omanit, Badr bin Hamad al-Busaidi.
Delegacioni amerikan ishte i pari që hyri në rezidencë për bisedime, i ndjekur nga delegacioni iranian.
Delegacioni iranian kryesohet nga ministri i Jashtëm, Abbas Araghchi, ndërsa SHBA-ja përfaqësohen nga përfaqësuesi Special i Presidentit, Donald Trump, për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff.
Ndërsa forcat italiane të sigurisë kanë marrë masa të gjera, shumë anëtarë të mediave ndjekin mbërritjen e delegacioneve.
Dy persona që kundërshtojnë qeverinë iraniane protestuan kundër qeverisë së Teheranit rreth rezidencës ku u zhvilluan bisedimet.
Dy persona mbanin postera të Reza Pahlavi-t, djalit të Shahut që u rrëzua nga pushteti në Iran në vitin 1979, dhe pankarta që pretendonin se qeveria aktuale iraniane nuk i përfaqësonte ata.
Palët më parë mbajtën raundin e dytë të bisedimeve më 19 prill në të njëjtën adresë në Romë.