Mustafa Melih Ahıshalı
13 Tetor 2020•Përditësim: 13 Tetor 2020
Një fluturake pa pilot ka rënë në rajonin Ardabil të Iranit, jo shumë larg kufirit me Azerbajxhanin, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zëvendës guvernatori i rajonit Ardabil, Behrouz Nedaei, për agjencinë e lajmeve IRNA tha se droni u rrëzua në rajonin e distriktit Parsabab, në afërsi të kufirit me Azerbajxhanin.
Më tej, theksohet se është ngritur një hetim për të vërtetuar se i kujt është droni dhe si është rrëzuar.
Nedaei tha se droni u rrëzua në një zonë të pabanueshme dhe se nuk ka të pësuar.