Bota

Rreth 2.100 hektarë të djegur nga zjarri pyjor në Japoninë verilindore

Autoritetet thanë se tymi po lëviz drejt zonave të banuara dhe më shumë se 80 ndërtesa janë dëmtuar

Yasin Yorgancı, Ecem Şahinli Ögüç  | 03.03.2025 - Përdıtësım : 03.03.2025
Rreth 2.100 hektarë të djegur nga zjarri pyjor në Japoninë verilindore

Ankara

Rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor që filloi më 26 shkurt në Japoninë verilindore, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të transmetuesit publik NHK, zyrtarët në një deklaratë në lidhje me zjarrin në qytetin Ofunato të prefekturës Iwate, thanë se rreth 2.100 hektarë tokë janë djegur nga zjarri pyjor, duke theksuar se operacionet për shuarjen e zjarreve po vazhdojnë me mbi 2.000 zjarrfikës.

Autoritetet thanë se tymi po lëviz drejt zonave të banuara dhe më shumë se 80 ndërtesa janë dëmtuar.

Zyrtarët gjithashtu theksuan se rreth 1.200 banorë të qytetit janë evakuuar për shkak të zjarreve.

Guvernatori i Ofunatos, Fuchigami Kiyoshi, shprehu shqetësimin se flakët mund të përhapen edhe më tej.

Autoritetet raportuan se një trup i djegur është gjetur gjatë operacioneve në zonë më 27 shkurt.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın