Bota, Kulturë

Rreth 4.8 milionë turistë zbulojnë Kapadokian me balona në dhjetë vitet e fundit

Në Kapadokia, e cila konsiderohet qendra e balonave në botë për sa i përket ditëve të fluturimit dhe numrit të pasagjerëve, fluturimet mund të kryhen mesatarisht 220 ditë në vit dhe më shumë se 150 balona me ajër ngjyrosin qiellin çdo ditë

Abdulbesar Ademi  | 23.04.2025 - Përdıtësım : 24.04.2025
Rreth 4.8 milionë turistë zbulojnë Kapadokian me balona në dhjetë vitet e fundit

Shkup

Rreth 4.8 milionë turistë kanë zbuluar Kapadokian, mrekullinë natyrore dhe rajonin magjik në Türkiyen qendrore, me turne me balona në dhjetë vitet e fundit, raporton Anadolu.

Në Kapadokia, e cila konsiderohet qendra e balonave në botë për sa i përket ditëve të fluturimit dhe numrit të pasagjerëve, fluturimet mund të kryhen mesatarisht 220 ditë në vit dhe më shumë se 150 balona me ajër të nxehtë ngjyrosin qiellin çdo ditë.

Kapadokia, e cila tërheq vëmendjen e turistëve vendas dhe të huaj me oxhaqet e saj të zanave dhe vendet historike të gdhendura në shkëmbinj, çdo vit pret miliona vizitorë.

Aktiviteti turistik në këtë rajon, i cili është në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është rritur në vitet e fundit.

Turistët që zbulojnë bukuritë natyrore dhe historike të rajonit janë veçanërisht të interesuar për turnet me balona me ajër të nxehtë.

Turistët që shohin imazhet e turneut me balona në Kapadokia, veçanërisht ato të përhapura në mediat sociale, bëjnë rezervime për balona javë përpara vizitës së tyre në Türkiye.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.