Gülşen Çağatay
03 Tetor 2019•Përditësim: 03 Tetor 2019
Kompania australiane në fushën e energjisë "Eni" ka finalizuar blerjen e dy objekteve të gatshme me 12.5 megavat të projektit të energjisë diellore në Batchelor dhe Manton Dam, në pjesën veriore të Australisë, njoftoi sot kompania përmes një deklarate, transmeton Anadolu Agency (AA).
Projekti përfshin instalimin e dy paneleve tokësore fotovoltaike prej 12.5 megavat, i cili do të kompletohet në tremujorin e tretë të vitit 2020.
Kompania shtetërore "Jacana Energy" do të blejë me 100 për qind energjinë e prodhuar nga impiantet e reja.
Projektet diellore do të furnizojnë me energji të pastër mbi 5.000 shtëpi çdo vit dhe do të krijojnë vende pune për komunitetin lokal.
Gjithashtu projekti do të kontribuojë në prodhimin e 50 për qind të energjisë së rinovueshme deri në vitin 2030.
Kjo nismë, së bashku me projektin e energjisë diellore prej 33.7 megavat në Katherine, e cila është në ndërtim e sipër, do të rrisë investimet e kompanisë "Eni" në energjinë e rinovueshme të tregut të Australisë.
"Eni" është e pranishme në Australi që nga vitit 2000 përmes filialit të saj Eni Australia Ltd.