Ali Cura
13 Dhjetor 2021•Përditësim: 13 Dhjetor 2021
Në Rusi u zbuluan 16 raste të reja me varinatin Omicron të koronavirusit të ri COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në fjalimin e saj në Duma, Dhoma e ulët e Parlamentit rus, zëvendëskryeministrja Tatyana Golikova tha se varianti Omicron i COVID-19 u zbulua tek 16 nga 177 personat që erdhën sot në Rusi nga Republika e Afrikës së Jugut.
Ajo tha se të gjithë këta persona janë nën vëzhgim. "Kjo shkallë është pothuajse 10 për qind. Ky është një nivel shumë i lartë, kështu që tregon një rritje të lartë dhe një valë të mundshme", theksoi Golikova.
Në Rusi, varianti Omicron u zbulua për herë të parë më 6 dhjetor tek dy persona që u kthyen nga Afrika e Jugut.
Me vendimin e marrë më 8 dhjetor në vend, u vendos një detyrim karantine 14-ditore për qytetarët që vijnë nga Botsvana, Zimbabve, Lesoto, Madagaskari, Mozambiku, Namibia, Tanzania, Esvatini, Afrika e Jugut dhe Hong Kongu.
Gjendja lidhur me COVID-19 në Rusi
Qendra Ruse për Kontrollin dhe Parandalimin e Infeksioneve të Koronavirusit njoftoi se me zbulimin e 29.558 rasteve në 24 orët e fundit numri i përgjithshëm i rasteve shkoi në 10.046.454 ndërsa numri i të shëruarve në 8.769.916.
Në 24 orët e fundit në vend kanë humbur jetën 1.121 persona ndërsa numri i përgjithshëm i viktimave arriti në 290.604.