Bota

Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza

"Me vrasjen e gazetarit Haydar Ibrahim, numri i gazetarëve dëshmorë është rritur në 163 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës", thuhet në deklaratë

Iyad Nabolsi, Ömer Erdem  | 22.07.2024 - Përdıtësım : 22.07.2024
Rritet në 163 numri i gazetarëve të vrarë në Gaza

Istanbul

Një tjetër gazetar palestinez ka humbur jetën në sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Zyra për media e qeverisë palestineze në Gaza thuhet se "Me vrasjen e gazetarit Haydar Ibrahim, numri i gazetarëve dëshmorë është rritur në 163 që nga fillimi i luftës gjenocidale në Rripin e Gazës".

Në deklaratë thuhet se Izraeli vret qëllimisht gazetarët në Gaza "për të heshtur zërin e Palestinës, për të fshehur faktet dhe për të parandaluar që lajmet dhe informacionet të arrijnë në publikun rajonal dhe ndërkombëtar".



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın