Bota

Rritet në 3.564 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar

Numri i viktimave nga tërmetet është rritur në 3.564 ndërsa numri i të plagosurve në 5.012. Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre për më shumë se 200 persona të zhdukur

İbrahim Hamdi Hacıcaferoğlu  | 07.04.2025 - Përdıtësım : 07.04.2025
Rritet në 3.564 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar

Istanbul

Numri i personave që kanë humbur jetën në dy tërmetet e fuqishme që ndodhën në Mianmar është rritur në 3.564, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë Xinhua, Këshilli i Administratës Shtetërore të Mianmarit (SAC) që është organi administrativ i qeverisë ushtarake në Mianmar, ka bërë një deklaratë lidhur me këtë çështje.

Në deklaratë thuhet se numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet është rritur në 3.564 ndërsa numri i të plagosurve në 5.012.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë punën e tyre për më shumë se 200 persona të raportuar të zhdukur.

Në deklaratën nga Zjarrfikësi i Mianmarit thuhet se ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nxjerrë trupat e pajetë të 10 personave nga rrënojat e një ndërtese të shembur në Mandalay, qytetin e dytë më të madh të vendit.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se ekipet që kanë ardhur në ndihmë nga Singapori, Malajzia dhe India kanë përfunduar punimet dhe janë kthyer në vendet e tyre.


- Tërmetet në Mianmar

Dy tërmete me magnitudë prej 7.7 dhe 6.4 ballë u shënuan më 28 mars në afërsi të rajonit Sagaing në pjesën qendrore të Mianmarit.

Tërmetet u ndjenë fuqishëm edhe në vendet fqinje Tajlandë dhe Kinë ndërsa shkaktuan shkatërrime të mëdha në vend.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın