Bota

Rritet në 38.243 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

50 palestinezë u vranë dhe 130 të tjerë u plagosën në sulmet e ushtrisë izraelite në Gaza në 24 orët e fundit

Halime Afra Aksoy  | 09.07.2024 - Përdıtësım : 10.07.2024
Rritet në 38.243 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Istanbul

Numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 është në 38.243, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës për ditën e 277-të.

Thuhet se ushtria izraelite ka kryer 3 "masakra" në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme janë vrarë 50 palestinezë të tjerë ndërsa 130 janë plagosur.

Numri i të vrarëve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 u rrit në 38.243 ndërsa numri i të plagosurve në 88.033.

Gjithashtu thuhet se ende ka trupa nën rrënoja dhe përreth rrugëve, por për shkak të pengesave izraelite, ekipet mjekësore dhe zyrtarët e Mbrojtjes Civile nuk mund të arrijnë tek trupat.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın