Bota

Rritet në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në bombardimet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë 35 palestinezë, ndërsa janë plagosur 55 të tjerë

Muhammed Emin Canik  | 01.08.2024 - Përdıtësım : 02.08.2024
Rritet në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Istanbul

Është rritur në 39.480 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza informohet lidhur me sulmet që Izraeli vazhdon prej 300 ditësh ndaj Rripit të Gazës.

Në bombardimet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit janë vrarë 35 palestinezë, ndërsa janë plagosur 55 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023 e deri më tani numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 39.480 ndërsa i të plagosurve në 91.128.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve ndërsa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile e kanë të pamundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

Ndërsa shumica e të vrarëve në sulmet izraelite në Gaza janë gra dhe fëmijë, thuhet se si pasojë e sulmeve janë të zhdukur 10 mijë palestinezë.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın