Bota

Rritet në 39.699 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

22 palestinezë të tjerë humbën jetën dhe 77 palestinezë u plagosën në sulmet në Gaza në 24 orët e fundit

Omar Alothmani, Halime Afra Aksoy  | 08.08.2024 - Përdıtësım : 09.08.2024
Rritet në 39.699 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Gaza

Numri i personave që humbën jetën në sulmet e kryera nga ushtria izraelite në Rripin e Gazës që prej 7 tetorit 2023 është rritur me 22 në 24 orët e fundit, duke arritur në 39.699, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e Ministrisë palestineze të Shëndetësisë në Gaza, jepet informacion për sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat po vazhdojnë prej 307 ditësh.

Në deklaratë thuhet se ushtria izraelite ka kryer "4 masakra" në sulme në pjesë të ndryshme të Gazës në 24 orët e fundit dhe se në këto sulme kanë humbur jetën edhe 22 palestinezë të tjerë dhe janë plagosur 77 palestinezë.

Theksohet se numri i të vdekurve në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori u rrit në 39.699 dhe numri i të plagosurve u rrit në 91.722.

Gjithashtu përsëritet se ka ende njerëz të vdekur nën rrënoja dhe në anë të rrugës, por ekipet mjekësore dhe zyrtarët e mbrojtjes civile nuk munden të arrijnë trupat për shkak të pengesës së forcave izraelite.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın