Bota

Rritet në 800 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë, përfshirë luftimet në Gaza dhe Liban, që nga fillimi i Tufanit të Al-Aksës më 7 tetor 2023, ka arritur në 800

Mustafa Deveci  | 20.11.2024 - Përdıtësım : 20.11.2024
Rritet në 800 numri i ushtarëve të vrarë izraelitë

Ankara

Ushtria izraelite njoftoi se një nga ushtarët e saj mbeti i vrarë në përleshjet në veri të Rripit të Gazës, transmeton Anadolu.

Në deklaratën e ushtrisë thuhet se një ushtar izraelit është vrarë në përleshjet në veri të Gazës.

Mësohet se në të njëjtën përleshje ka mbetur i plagosur rëndë edhe komandanti i batalionit.

Numri i ushtarëve të vrarë në përleshjet në Gaza, ku ushtria izraelite nisi sulmet tokësore më 27 tetor 2023, u rrit në 377.

Numri i ushtarëve të vrarë izraelitë, përfshirë luftimet në Gaza dhe Liban, që nga fillimi i Tufanit të Al-Aksës më 7 tetor 2023, ka arritur në 800.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın