Bota

Rritet në 1.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar, mbi 2.300 të lënduar

- Ndihma ndërkombëtare dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten ndërsa Mianmari dhe Tajlanda u goditën nga tërmete shkatërruese të premten

Islam Uddin  | 29.03.2025 - Përdıtësım : 29.03.2025
Rritet në 1.000 numri i të vdekurve nga tërmeti në Mianmar,  mbi 2.300 të lënduar

İslamabad

ISTANBUL/ISLAMABAD (AA) – Numri i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Mianmar është rritur në 1.000, ndërsa mbi 2.300 janë lënduar, njoftoi media shtetërore, transmeton Anadolu.

Sipas MRTV-së, numri i të vdekurve është 1.002, ndërsa 2.376 janë lënduar dhe 30 rezultojnë të zhdukur në gjithë vendin.

Ndihma ndërkombëtare dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten ndërsa Mianmari dhe Tajlanda u goditën nga tërmete shkatërruese të premten.

Autoritetet në Tajlandën fqinje thanë se 11 provinca janë prekur, me tetë të vdekur dhe 101 të zhdukur, ndërsa një rrokaqiell në Bangkok u shemb.

Të paktën 50 xhami në gjithë Mianmarin u shembën gjatë namazit të xhumasë , duke vrarë afro 300, sipas Khit Thit News.

Malajzia, Indonezia, India, Australia, Pakistani, Zelanda e Re dhe vende të tjera shprehën solidaritet dhe ofruan ndihmë për Mianmarin, i cili gjithashtu është përfshirë nga konfliktet e brendshme etnike.

Gjenerali Min Aung Hlaing, sundimtari i juntës së Mianmarit, vizitoi zonat e prekura në rajonin Mandalay dhe inspektoi masat e marra për të shpëtuar njerëzit, tha MRTV-ja shtetërore përmes Telegramit.

Junta, në një hap të rrallë, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë humanitare.

Një tërmet i fortë me magnitudë 7,7 ndodhi të premten me epiqendër në rajonin Sagaing të Mianmarit.

Goditja e parë u pasua nga një tërmet me magnitudë 6,4 ballë 12 minuta më vonë, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın