Bota

Rritet në 39.258 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ministria e Shëndetësisë e Gazës tha se rreth 90.589 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga sulmet izraelite

Ikrame Imane Kouachi  | 27.07.2024 - Përdıtësım : 27.07.2024
Rritet në 39.258 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Ankara

Ushtria izraelite vrau 41 palestinezë të tjerë në sulmet në Rripin e Gazës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 39.258 që nga 7 tetori i kaluar, tha sot Ministria e Shëndetësisë në enklavë, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë të ministrisë thuhet se rreth 90.589 persona të tjerë janë plagosur gjithashtu nga sulmet.

“Forcat izraelite vranë 41 persona dhe plagosën 103 të tjerë në katër ‘masakra’ kundër familjeve në 24 orët e fundit”, tha ministria.

“Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën rrënoja dhe në rrugë pasi shpëtimtarët nuk janë në gjendje t'i arrijnë ata”, shtoi ajo.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Mbi nëntë muaj pas fillimit të sulmeve izraelite, pjesë të gjera të Gazës janë në gërmadha, krahas një bllokade paralizuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, vendimi i fundit i së cilës urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın