Bota

Rritet në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në sulmet që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj Rripit të Gazës, janë vrarë 17 palestinezë ndërsa 102 të tjerë janë plagosur

Omar Alothmani, Muhammed Emin Canik  | 05.11.2024 - Përdıtësım : 05.11.2024
Rritet në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Gaza

Është rritur në 43.391 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023 në Rripin e Gazës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me viktimat në gjenocidin që Izraeli po e vazhdon prej 396 ditësh në Rripin e Gazës.

Në "tri masakra" që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 17 palestinezë dhe janë plagosur 102 të tjerë.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 43.391, ndërsa i të plagosurve në 102.347.

Gjithashtu, në njoftim thuhet se nën rrënoja ende ka mijëra të vdekur, ndërsa po shkatërrohet infrastruktura civile duke synuar spitalet dhe institucionet arsimore ku njerëzit janë strehuar.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın