Politikë, Bota

Rritet në 51 numri i të vdekurve dhe në 271 i të plagosurve nga sulmi i Rusisë në Poltava

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se ushtria ruse në sulm përdori dy raketa balistike dhe se lidhur me sulmin ka nisur një hetim

Davit Kachkachishvili  | 04.09.2024 - Përdıtësım : 04.09.2024
Rritet në 51 numri i të vdekurve dhe në 271 i të plagosurve nga sulmi i Rusisë në Poltava

Kiev

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, njoftoi se është rritur në 51 numri i të vdekurve dhe në 271 i të plagosurve nga sulmi që ushtria ruse kreu në qytetin Poltava të Ukrainës, transmeton Anadolu.

Në një video-deklaratë nga llogaria e tij Telegram, Zelenskyy përcolli zhvillimet e fundit rreth sulmit ajror që ushtria ruse kreu dje në Poltava.

Sipas të dhënave të fundit, numri i të vdekurve është rritur në 51 dhe i të plagosurve në 271, tha Zelenskyy. "Vazhdojnë punimet e kërkim-shpëtimit, po hiqen rrënojat", u shpreh presidenti ukrainas.

Zelenskyy tha se ushtria ruse në sulm përdori dy raketa balistike dhe se lidhur me sulmin ka nisur një hetim.

Në një deklaratë të bërë dje Zelenskyy informoi se Rusia kreu sulm raketor ndaj qytetit Poltava, ku si pasojë e sulmit është shembur pjesërisht një institucion arsimor dhe se u dëmtua edhe një spital pranë tij.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.