Rritja e mbeturinave nga rrënojat në Gaza kërcënon shëndetin e palestinezëve
Me infrastrukturën plotësisht të gjymtuar nga sulmet izraelite dhe të detyruar të jetojnë në tenda të rrethuara nga grumbuj mbeturinash, mijëra palestinezë të zhvendosur jetojnë nën kërcënim të lartë të epidemive

Gaza
Rritja e vazhdueshme e grumbujve të mbeturinave në Rripin e Gazës si pasojë e rrënojave të shkaktuara nga sulmet e vazhdueshme izraelite kërcënojnë shëndetin e palestinezëve, raporton Anadolu.
Me infrastrukturën plotësisht të gjymtuar nga sulmet izraelite dhe të detyruar të jetojnë në tenda të rrethuara nga grumbullime mbeturinash, mijëra palestinezë të zhvendosur, veçanërisht fëmijët, jetojnë nën kërcënim të lartë të epidemive.
Grumbullimet e mbeturinave po rriten edhe pranë zonave të banuara në Qytetin Gaza ndërkohë që palestinezët e zhvendosur po lëvizin në veri mes mungesës së infrastrukturës së duhur.
Fëmijët palestinezë vazhdimisht shihen mes grumbujve të mbeturinave duke kërkuar për sende të shpëtuara, në një luftë për mbijetesë në jetën e tyre të përditshme në kushte të vështira dhe të privuar nga nevojat elementare.
Izraeli pengon hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza, me mbajtjen e pikave kufitare të mbyllura, duke thelluar më tej krizën humanitare në enklavë.
Që nga tetori i vitit 2023, sulmet e vazhdueshme izraelite kanë marrë jetën e të paktën 50.800 palestinezëve, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzit. Për luftën në enklavë, Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.