Rritja e temperaturave në Filipine arrin nivele të rrezikshme
Rritja e temperaturave detyroi të hënën mbylljen e shumë shkollave në kryeqytetin e vendit, Manila, pas një këshille shëndetësore

Shkup
Shërbimi kombëtar i motit në Filipine paralajmëroi se indeksi i nxehtësisë kishte arritur nivele " të rrezikshme" në kryeqytetin Manila dhe në dy pjesë të tjera të vendit, raporton Anadolu.
Rritja e temperaturave detyroi të hënën mbylljen e shumë shkollave në kryeqytetin e vendit, Manila, pas një këshille shëndetësore.
Ndër grupet më të prekura nga moti i nxehtë janë personat me të ardhura të ulëta që jetojnë në shtëpi të ndërtuara keq pa kondicioner, pasi ndjenja e nxehtësisë së padurueshme përkeqësohet nga muret e betonit, tavanet metalike, dendësia e lartë urbane dhe rrjedhja e dobët e ajrit.
Në janar, Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) tha se moti ekstrem ndërpreu procesin mësimor për 242 milionë fëmijë në 85 vende, përfshirë Filipinet, vitin e kaluar, me valën e të nxehtit që kishte ndikim të madh.
Filipinet, një shtet në Azinë Juglindore është një vend i përbërë prej mbi 7.600 ishuj në perëndim të Oqeanit Paqësor. Vendi ka një popullsi prej mbi 110 milionë banorësh.