Bota

Rrëzohet një avion i vogël në Florida të SHBA-së

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se një “Cessna 310” me tre persona në bord u rrëzua pas ngritjes nga Aeroporti i Boca Ratonit

Ahmet Furkan Mercan  | 11.04.2025 - Përdıtësım : 13.04.2025
Rrëzohet një avion i vogël në Florida të SHBA-së

Ankara

Një aeroplan i vogël njoftohet se është rrëzuar në jug të shtetit amerikan të Floridës, transmeton Anadolu.

Administrata Federale e Aviacionit (FAA) konfirmoi se një “Cessna 310” u rrëzua pas ngritjes nga Aeroporti i Boca Ratonit në orën 10:12 me kohën lokale.

Siç njoftohet, në aeroplan, i cili po planifikonte të shkonte në Aeroportin Ndërkombëtar Tallahassee, gjendeshin tre persona.

Avioni është rrëzuar në një autostradë në Boca Raton, duke goditur një makinë dhe duke shpërthyer në flakë.

Pas aksidentit, në vendin e ngjarjes janë dërguar njësitet zjarrfikëse.

Disa autostrada janë mbyllur pas ngjarjes, duke përfshirë atë “Interstate 95” pranë aeroportit.

Nuk dihet ende nëse ka të mbijetuar në avion.

Kryetari i bashkisë së Boca Ratonit, Scott Singer, njoftoi se ka nisur një hetim për aksidentin.

“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga kjo ngjarje tragjike”, tha Singer, duke shtuar se po punohet ngushtë me reaguesit e urgjencës dhe autoritetet përkatëse.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın