Mesut Zeyrek
18 Shtator 2020•Përditësim: 18 Shtator 2020
Në veriperëndim të Paulinenaue, në afërsi të Berlinit në Gjermani është rrëzuar një avion i vogël, transmeton Anadolu Agency (AA).
Avioni i vogël u rrëzua në livadh jo shumë larg pas nisjes. Piloti 68-vjeçar humbi jetën ndërsa lëndime të rënda trupore pësoi një pasagjer 38 vjeçar.
Pasagjeri është shtrirë në spital dhe është në gjendje stabile. Ende nuk janë vërtetuar shkaqet e rrëzimit të avionit.