Emel Gözellik
10 Shtator 2020•Përditësim: 10 Shtator 2020
Si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në shtetin federal amerikan Tennessee humbën jetën tre persona, transmeton Anadolu Agency (AA).
Drejtoria federale për aviacion njoftoi se avioni me një motor Piper PA-28 u rrëzua në afërsi të aeroportit Warren County Memorial, në jugperëndim të Nashville.
Me këtë rast humbën jetën tre persona nga njësia e Gardës Kombëtare të SHBA-ve ndërsa në rrjedhë është hetimi mbi aksidentin ajror.