Elena Teslova
17 Qershor 2022•Përditësim: 18 Qershor 2022
Një avion luftarak rus Su-25 u rrëzua gjatë një misioni stërvitor në rajonin jugor të Belgorodit, i cili kufizohet me Ukrainën, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Piloti i cili katapultoi në mënyrë të sigurt u gjet nga ekipet e shpëtimit dhe më pas u dërgua në spital për kontroll mjekësor", thuhet sot në deklaratën e Ministrisë Ruse të Mbrojtjes.
Avioni u rrëzua në një zonë dhe nuk shkaktoi dëme apo viktima, shtoi më tej ministria.
Si shkak i aksidentit konsiderohet një defekt teknik, thuhet në deklaratë.