Jorge Antonio Gonzalez Rocha
09 gusht 2024•Përditësim: 12 gusht 2024
Një aeroplan me 58 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit u rrëzua në një zonë banimi në Sao Paulo të Brazilit, ku të gjithë personat në aeroplan humbën jetën, raporton Anadolu.
Sipas autoriteteve lokale, aeroplani i identifikuar si Voepass, fluturimi 2283, u rrëzua pranë një shtëpie në Vinhedo, në veriperëndim të kryeqytetit. Autoritetet theksuan se askush në tokë nuk u lëndua në aksident.
Avion ii tipit ATR-72-500 me kapacitet 68 persona, u rrëzua në lagjen Capela rreth orës 13:28 sipas kohës lokale.
Ai ishte nisur nga qyteti Cascavel, Parana, dhe ishte rrugës për në Aeroportin Ndërkombëtar Guarulhos në Sao Paulo.
Raportet nga platforma e gjurmimit të avionit Flightradar treguan se fluturimi kishte humbur afërsisht 4.000 metra lartësi në një hark kohor prej rreth një minute.
Spitalet në Vinhedo dhe në qytetin fqinj të Valinhos u mobilizuan për të trajtuar të lënduarit e mundshëm, ndërsa në vendngjarje dolën zjarrëfikës, policia ushtarake dhe njësi të mbrojtjes civile.
Presidenti i Brazilit, Luis Inacio Lula da Silva, u shpreh se ky është “një lajm shumë i trishtueshëm”.
Kompania ajrore braziliane Voepass Linhas Aereas lëshoi një deklaratë në mbështetje për autoritetet që u aktivizuan menjëherë, duke shtuar se shkaku i incidentit ishte i panjohur.