Bota

Rrëzohet një helikopter në Lumin Hudson në New York, raportohet për viktima

Sipas raportimeve në mediat amerikane, helikopteri me shumë gjasa është përdorur për qëllime turistike dhe në aksident kanë humbur jetën gjashtë persona

Şerife Çetin  | 11.04.2025 - Përdıtësım : 11.04.2025
Rrëzohet një helikopter në Lumin Hudson në New York, raportohet për viktima

New York

Një helikopter njoftohet se është rrëzuar në Lumin Hudson në New York, transmeton Anadolu.

Aksidentin e bëri të ditur Departamenti i Policisë së New Yorkut përmes një deklarate në llogarinë e saj në rrjetet sociale.

Në deklaratë thuhet se një helikopter është rrëzuar në Lumin Hudson dhe se ekipet e ndihmës së parë janë drejtuar në zonë për shkak të aksidentit.

Nuk është dhënë asnjë informacion për shkakun e aksidentit.

Sipas raportimeve në mediat amerikane, helikopteri me shumë gjasa është përdorur për qëllime turistike dhe në aksident kanë humbur jetën gjashtë persona.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın