Ahmet Dursun
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
STAMBOLL (AA) - Presidenti i Iranit Hasan Ruhani deklaroi se sanksionet ndaj vendit të tij lidhur me programin bërthamor do të hiqen deri në fund të vitit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë zyrtare iraniane IRNA, gjatë dorëzimit të letrave kredenciale të ambasadorit të ri të Spanjës në Teheran Eduardo Lopez Busquets, Presidenti Ruhani tha se "sanksionet mizore të imponuara kundër Iranit do të hiqen deri në fund të vitit siç është planifikuar".
Më 14 korrik të këtij viti në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë u arrit marrëveshja bërthamore mes Iranit dhe pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, SHBA, Rusia, Kina, Anglia, Franca dhe Gjermania (5+1)
Marrëveshja ishte konfirmuar më 13 tetor në Parlamentin iranian pas debatave të gjata. Më vonë, pas hyrjes në fuqi të marrëveshjes e konfirmuar edhe nga ana e "Mbrojtësit të Këshillit Kushtetues", parashikohet që sanksionet të hiqen në këmbim për kufizimin e aktiviteteve të saj bërthamore për 10 vjet.