Dmitri Chirciu
26 Maj 2020•Përditësim: 27 Maj 2020
Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes në tokë të helikopterit ushtarak të llojit Mi-8 në rajonin Çukotka në lindje të Rusisë, njoftoi ministria e Mbrojtjes, transmeton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari lokal në deklaratën për agjencinë e lajmeve ruse, TASS, tha se katër persona nga ekuipazhi kanë humbur jetën në aksident dhe se helikopteri është përfshirë në flakë.
Mendohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të një defekti teknik.
Gjithashtu edhe javën e kaluar një helikopter tjetër i të njëjtit lloj ishte përplasur në tokë në rajonin e Moskës ku kishin humbur jetën 3 persona.