Bota

Rusi, një shtetas francez dënohet me 3 vjet burg me arsyetimin se mblidhte informacione për ushtrinë

Shtetasi francez 48-vjeçar i cili pranoi akuzën ndaj tij, u dënua me 3 vjet burg nga gjykata në Moskë

Dmitri Chirciu  | 15.10.2024 - Përdıtësım : 16.10.2024
Rusi, një shtetas francez dënohet me 3 vjet burg me arsyetimin se mblidhte informacione për ushtrinë

Moskë

Shtetasi francez Laurent Vinatier është dënuar me 3 vjet burg nga gjykata në Rusi, me arsyetimin se po mblidhte informacione për ushtrinë ruse, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të agjencisë ruse të lajmeve "Interfax", gjykata Zamoskvoretsky në Moskë, shpalli fajtor Vinatier, një punonjës i "Qendrës për Dialog Humanitar" të Zvicrës, me arsyetimin se "nuk ishte në përputhje me ligjin e agjentëve të huaj në Rusi dhe kishte mbledhur informacione për ushtrinë ruse".

Shtetasi francez 48-vjeçar i cili pranoi akuzën ndaj tij, u dënua me 3 vjet burg nga gjykata.

Vinatier, i cili ishte përfshirë në listën e "agjentëve të huaj" të Rusisë, u ndalua në fillim të qershorit me arsyetimin se po mblidhte informacione për aktivitetet e Rusisë në fushën ushtarako-teknike.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın