Bota

Rusi, pas Kurskut fillojnë evakuimet edhe në rajonin Belgorod për shkak të përleshjeve

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, konfirmoi se ka pasur përleshje me ushtrinë ukrainase në kufijtë e rajonit Krasnoyarujskiy në Belgorod

Emre Gürkan Abay  | 12.08.2024 - Përdıtësım : 13.08.2024
Rusi, pas Kurskut fillojnë evakuimet edhe në rajonin Belgorod për shkak të përleshjeve

Moskë

Raportohet se pas rajonit Kursk të Rusisë, ku pati përleshje me ushtrinë ukrainase, ka nisur evakuimi i njerëzve edhe në rajonin Krasnoyarujskiy të Belgorodit, transmeton Anadolu.

Guvernatori rajonal i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, në deklaratën në llogarinë e tij në rrjetet sociale, konfirmoi se ka pasur përleshje me ushtrinë ukrainase në kufijtë e rajonit Krasnoyarujskiy në Belgorod.

Duke theksuar se evakuimet filluan për të mbrojtur njerëzit e rajonit, Gladkov tha se qytetarët u zhvendosën në zona më të sigurta.

Më parë u raportua se më shumë se 76 mijë njerëz u evakuuan në Kursk të Rusisë.

Përplasjet mes dy ushtrive, të cilat nisën pas hyrjes së ushtrisë ukrainase në territorin rus të Kurskut më 6 gusht, vijojnë prej 7 ditësh.

Ndërsa situata në Kursk u ngrit në nivelin e "emergjencës federale", në rajonet Kursk, Belgorod dhe Bryansk u shpall një situatë kundër terrorizmit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın