Ali Cura
24 Korrik 2024•Përditësim: 25 Korrik 2024
Një personel ushtarak rus dhe gruaja e tij u plagosën nga shpërthimi që ndodhi në një makinë të parkuar në Moskë të Rusisë, transmeton Anadolu.
Sipas agjencisë së lajmeve TASS shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në veri të Moskës.
Shpërthimi ndodhi kur personeli ushtarak rus, Andrey Torgashov dhe gruaja e tij, për të cilët thuhet se kishin marrë pjesë në një "operacion special ushtarak" në Ukrainë, hipën në makinë. Torgashov dhe gruaja e tij të cilët u plagosën nga shpërthimi janë dërguar në spital.
Gjithashtu janë dëmtuar edhe disa automjete në parking.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme ruse, Irina Volk në një deklaratë në llogarinë e saj në rrjetet sociale tha se "incidenti ndodhi si pasojë e shpërthimit të një objekti të paidentifikuar të montuar në makinë".
Ajo shtoi se vazhdojnë hetimet e policisë lidhur me incidentin.